
Efektivi i forcave speciale “Shqiponja” Novruz Cenalia u vra sot në fshatin Bletëz pas një konflikti të çastit, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit.
Mësohet se autori u largua me një mjet tip “Audi”.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se autori i krimit është 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica.

Mësohet se i ati i viktimës punonte në polici, në sallën operative.
Lini një Përgjigje