Novrus Cenalia është efektivi i vrarë me armë zjarri në fshatin Baltëz të Fierit këtë të hënë.
Një efektiv policie raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri këtë hënë në fshatin Baltëz të Fierit.
Ai ishte efektiv të “Shqiponjave”, i cili nuk ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes.
Ai raportohet të jetë me origjinë nga Tropoja.
Edhe përsa i përket autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk ka të dhëna.
Rrethanat e kësaj vrasjeje momentalisht janë të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Lini një Përgjigje