TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2024, 13:41

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i "Shqiponjave"

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i
Pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mesditë, në fshatin Baltëz të Fierit.

Mësohet se efektivi i policisë së "Shqiponjave", 28-vjeçari Novruz Cenalia ka mbetur i vdekur, ku si shkak dyshohet gjakmarrja pasi babai i policit, Asllan Cenalia ka vrarë një person disa vite më parë. 

Raportohet se polici që ka humbur jetën në Fier nuk ka qenë në detyrë, ndërsa autorët janë larguar me një makinë tip "Audi". Viktima është me origjinë nga Tropoja. 

Policia bën me dije se autori i krimit është 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica. 

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për kapjen e autorit.

I ati i viktimës, edhe ai në profesion polic, ndodhej në detyrë në sallën operative në momentin e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje