TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2024, 09:58

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar; në gjendje kritike shoku

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 40-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo.

Sipas “ANSA”, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje