
Një sherr mes shqiptarësh ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Heraklion të Greqisë.
Mediat helene raportojnë se sherri ka ndodhur mes dy grupeve shqiptarësh ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por mësohet se në sherr ishin të përfshirë reth 10 persona, nga dy grupe.
Falë raportimeve të menjëhershme nga dëshmitarët okularë policia ka arritur të kapë në kohë disa prej tyre, ndërsa po vazhdon përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve.
Aktualisht raportohet për 5 të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kalokairinos 141, para një dyqani.
Lini një Përgjigje