TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2024, 15:30

Aksidenti tragjik në Tropojë, publikohet fotoja e 20-vjeçarit që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Tropojë, publikohet fotoja e 20-vjeçarit

Ky është 20-vjeçari nga fshati Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë.

I riu po udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës. Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e shpejtësisë.

Erimsjan Gjocaj, ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti tragjik në Tropojë, publikohet fotoja e 20-vjeçarit

aksident tropoje 20 vjecari

Lini një Përgjigje