TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2024, 09:08

Ruhej nga grupi kriminal, zbulohet tuneli i mbushur me drogë në lagjen 'Skënderbeg’ në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Ruhej nga grupi kriminal, zbulohet tuneli i mbushur me drogë në lagjen
Policia e Shkodrës

Policia ka zbuluar një tunel në lagjen “Skënderbeg’ në Shkodër ku një grup kriminal ruante kanabisin dhe marijuanën.

Janë sekuestruar 65.5 kg marijuanë në formë çokollate dhe 35 kg boçe kanabisi.

Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar me inicialet N.M 42 vjeç dhe B. M, 37 vjeç.

“Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.

Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij.

Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave“, bëri me dije drejtori i Policisë së Shkodrës.

zbulohet tuneli i mbushur me drogë shkodër

Lini një Përgjigje