TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 17:46

Policia identifikon autorin e plagosjes në Shkodër, arma kërciti pas një konflikti të çastit

Shkruar nga Pamfleti

Policia identifikon autorin e plagosjes në Shkodër, arma kërciti

Zbulohen detaje nga plagosja në Shkodër.

24-vjeçari Jaser Osmani dyshohet se u konfliktua në lagjen Parrucë në qendër të qytetit të Shkodrës me një person tjetër, konkretisht shtetasin G.M, 46 vjeç.

Pas sherrit mes tyre, 46-vjeçari ka ardhur në lagjen “Tophanë” në afërsi të banesës të Jaser Osmanit, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia vendore e Shkodrës njofton se po punon për kapjen e autorit.

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia e shtetit.

 

Lini një Përgjigje