
Policia ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Shëngjin ku një person humbi jetën në punë.
Sipas të dhënave, 50-vjeçari, Preng Gjoka, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë procesit të punës i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat dy persona.
“Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit Preng Gjoni, 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari”, njofton policia.
Dy ditë më parë, Emiliano Frroku, humbi jetën pasi teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.
Lini një Përgjigje