TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 14:15

Trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë; policia i sekuestron 7 mijë euro cash

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi transportonte emigrantë të paligjshëm nga kryeqyteti drejt veriut të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë sekuestruar plot 7200 euro të 30-vjeçarit, shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

I riu kalonte emigrantët në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Policia gjeti dhe sekuestroi 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme dhe 2 vula.

“DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të një shtetasi të përmendur në video.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje