TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 12:23

Aksident i rëndë në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.

Ka qenë një grup motoristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën 53-vjeçari Astrit Lamaj.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot i mundur shpëtimi i tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje