Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shëngjin ku 60-vjeçari humbi jetën në vendin e punës, teksa ishte duke punuar në ndërtim. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni.
Mediat bëjnë me dije se viktima ka qenë punëtor pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.
Sipas mjekëve, dyshohet se 60-vjeçari është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Mësohet se ai dërgua në spital me makinë private dhe personat që e shoqëronin, pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e plota të aksidentit në vendin e punës.
Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.
Lini një Përgjigje