
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake ka mbetur i plagosur Jaser Osmani.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Salo Halili". Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe njofton se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të çastit.
"Rreth orës 16:00, në lagjen 'Salo Halili', dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje