TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 15:56

Ishte me të në makinë, zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Shkuam në kishë për Pashkë, djali pa gjithë skenën!

Shkruar nga Pamfleti

Ishte me të në makinë, zbardhet dëshmia e gruas së Roan

Bashkëshortja e tij, e cila ishte me të në makinë ka bërë me dije se nuk ishte në dijeni që ai do të vinte në Greqi...

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Roan Brahimit, i cili u ekzekutua me dy plumba në Athinë.

32-vjeçari i cili prej disa kohësh kishte jetuar në Dubai, por që ka lëvizur dhe në disa shtete të tjera, kishte mbërritur në Greqi të shtunën e 4 majit, në prag të Pashkëve.

Bashkëshortja e tij, e cila ishte me të në makinë ka bërë me dije se nuk ishte në dijeni që ai do të vinte, teksa e kishte parë natën e pashkëve në kishë për të takuar atë dhe fëmijën.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë”, ka thënë ajo.

39-vjeçarja tha se nuk mban mënd asgjë nga ajo që ndodhi, teksa theksoi se fëmija i tyre kishte parë gjithë ngjarjen. Ajo deklaroi se fëmijën po e mban e ëma ndërsa gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Duke përshkuar momentet pak para atentatit ajo thotë: “Isha në makinë me të, por nuk e mbaj me se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina. Fëmija pa gjithçka. Tani atë e ka mamaja unë, ndërsa unë rri në shtëpi dhe nuk jam aspak mirë”.

Mësohet se pak çaste pasi ndodhi atentati, fëmija i cili bërtiti “babai im, babai im” është marrë nga gjyshja e tij, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas ka mbërritur edhe policia.

Lini një Përgjigje