TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 18:23

Vodhi makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet autori; ishte liruar nga qelia falë amnistisë

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet
Autori i vjedhjes së makinës së çiftit italian dje në Vlorë, është vënë në pranga nga policia.  Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjeç me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij

Lini një Përgjigje