TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2024, 13:09

Plagosja me armë në Shkodër, policia zbardh detaje: Sherri nisi për përparësi në vijat e bardha

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë në Shkodër, policia zbardh detaje: Sherri nisi

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e një dite më parë e shtetasit Jaser Osmani në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili”, teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

Jaser Osmani u plagos me plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi 46 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, gjatë një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja,

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë. 24 vjeçari po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës, pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet.

24-vjeçari pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Pas konfliktit vebal, sherri mes tyre ka degraduar. 

Dyshohet se shtetasi Gentian Mithi dyshohet ka shkuar në afërsi të banesës së 24 vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe e ka plagosur me armë zjarri pistoletë, Më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia vijon që të jetë në ndjekje të autorit për të bërë të mundur gjetjen e më pas kapjen e tij ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër.

Lini një Përgjigje