Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Mësohet se një automjet tip Volkswagen” ka dalë nga rruga në aksin Bajram Curri-Valbonë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri shtetasi 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se i riu ishte duke drejtuar automjetin me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje