TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2024, 14:39

Publikohet fotoja, ky është efektivi 28-vjeçar që u vra në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet fotoja, ky është efektivi 28-vjeçar që u vra
Novruz Cenalia

Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe  babai i viktimës dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.

I ati i viktimës punon si polic në sallën operative të  komisariatin e Fierit. Mësohet se disa vite më parë mendohet se ka kryer një vrasje dhe dyshohet se kjo ka lidhje me vrasjen.

Nuk përjashtohet as pista e vrasjes pas një sherri momental.

Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte në Fier.

 

novruz cenalia fier

Lini një Përgjigje