Avokati Romeo Kara, ka folur për deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë lidhur me bashkimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.
Sipas tij Meta është pjesë e errët e politikës dhe se bashkë me Berishën e kanë zhvatur Shqipërinë.
“Meta ka përdorur një metaforë që edhe vetë nuk e ka besuar. Nëse ka një faqe të zezë për të zhvatur Shqipërinë është bërë nga këta. Meta është pjesë e errët e politikës. Është në këtë politikë së bashku me Berishën dhe me Bashën. Meta e di që çdo person që do t’i bashkohet Berishës që ka marrë non grata përfundimtare nga ata që janë garant të Shqipërisë, kanë vënë vulën. Unë besoj që është Meta shumë shpejt do t’i bashkohet fatit të tij. Ata nuk nisen me parime por nisen nga pazari dhe duan një Shqipëri të destabilizuar për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, ka thënë ai në një intervistë në “Ora e Fundit”.
Dje Ilir Meta foli për bashkimin e PD dhe për protestën. Ky i fundit u pyet drejtpërdrejt nëse do të jetë në shesh më 20 shkurt, por nuk dha një përgjigje. Ai tha se PL mbështet protestën, por e la të hapur mundësinë që mund të mos jetë pjesë e saj.
“Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare, por edhe politike, në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të pluralizmit politik, të cilat kërkojnë t’i japin zë të gjithë shqiptarëve të cilët po vuajnë pasojat e kësaj narko-diktature”, tha Meta.
Lini një Përgjigje