TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 21:48

Historiani Xhufi: Berisha ishte president kur ndodhi masakra e Peshkëpisë, s’e kuptoj si mundi ta kandidonte Belerin!

Shkruar nga Pamfleti

Historiani Xhufi: Berisha ishte president kur ndodhi masakra e

Historiani Pëllumb Xhufi, teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është ndalur te akuzat ndaj tij si i përfshirë në “Masakrën e Peshkëpisë”.

Ai tha se kandidimi i nga Sali Berisha ishte absurd, pasi ai në kohën e masakrës ka qenë president.

Ne merremi përsëri me rastin Beleri. Nuk e di sesa energji janë harxhuar me këtë, janë vënë marrëdhëniet mes dy shteteve në siklet. Ky nuk është rasti i parë. Çfarë përgjegjësie kemi ne si shtet apo ato forca që e kanë promovuar Belerin. Dua të them se ngjarja e 1994, *masakra e Peshkëpisë) ka ndodhur në kohën kur ka qenë president Berisha. Iu vranë tre ushtarakë një i plagosur.

Nuk e di a i kanë shkuar deri në fund në atë kohë çështjes... por tani që të promovosh një njeri që kryen një detyrë që i është dhënë nga jashtë... Jo vetëm në rastin e masakrës së Peshkëpisë që do mjaftonte ti hapej këtu një proces gjyqësor, që si duket është hapur dhe është mbyllur. Përse nuk iu hap që në atë kohe kur e hapi Greqia. Është e çuditshme”, tha ai i ftuar në ‘Repolitix’.

Lini një Përgjigje