TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2024, 22:38

Mesazhi që Blinken duhet t’u japë të enjten dy autokratëve të Ballkanit!

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi që Blinken duhet t’u japë të enjten dy
Rama, Blinken, Vuçiç

Lutja ndaj autokratëve ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësi për Moskën dhe Pekinin në Ballkan...

Studiuesi amerikan Edward P. Joseph, ka bërë një reagim të fortë lidhur me vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri. Ai përmend faktin se në Shqipëri, Serbi dhe vende të tjera ka filluar të dominojë autokracia.

Sipas tij, Blinken duhet t’i tregojë Ramës se elementi kryesor në një shtet është demokracia. Që sipas tij do të thotë se duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta. Drejtësi të pavarur dhe një media të lirë.

Po, Shqipëria është një aleate e fortë. Por tendencat autokratike po dobësojnë rajonin, duke krijuar mundësi për Rusinë. Teksa falënderon Shqipërinë për mbështetjen për Ukrainën, Blinken duhet t’i kujtojë mikpritësit të tij, Rama, fqinjit të tij Vuçiç dhe të tjerëve në Ballkan se: “Demokracia është themeli i sigurisë dhe një qeveri e përgjegjshme, e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta të konkurrencës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për pakicat janë themeli i demokracisë. Nuk ka nevojë për kompromis me vlerat amerikane në Ballkan. Krejt përkundrazi. Lutja ndaj autokratëve ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësi për Moskën dhe Pekinin në Ballkan. Kjo vizitë e rrallë është mundësia për të dërguar një sinjal sqarues për kryeqytetet – dhe ambasadat amerikane – në të gjithë rajonin”, shkruan Joseph në rrjetin “X”.

Antony Blinken pritet që paraditen e së enjtes të zbresë në Rinas, ku për disa orë do të qendrojë në vendin tonë dhe më pas do të niset drejt Gjermanisë.

Për arsye sigurie nuk është publikuar ende orari i mbërritjes në Rinas, por e sigurt është se do të pritet në mënyrë protokollare dhe ai që do ta takojë i pari është ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Më pas ai do të niset drejt Ambasadës Amerikane, nën masa të rrepta sigurie. Pritet që ditën e enjte të bllokohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë.

Pasi do të takohet me stafin e ambasadës, Blinken do të takojë kryeministrin Rama. Mësohet se ai do të jetë i shoqëruar nga Yuri Kim. Pas takimit do të ketë një konferencë të shkurtër për mediat dhe Blinken pritet të japë mesazhe të forta sa i takon sigurisë globale, rolit tonë në NATO, drejtësisë, Kosovës dhe sigurisë rajonale.

Më pas do të ketë një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, i cili do të jetë akoma më miqësor sesa u tha. Mësohet se Blinken dhe Dumani do të drekojnë së bashku dhe të pranishëm do të jenë dhe përfaqësues të OPDAT dhe ekspertë të tjerë të ambasadës në fushën e drejtësisë.

Lini një Përgjigje