Kjo vizitë vjen teksa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim, aktualisht Zëvendës Asistente e Sekretarit të Sekretarit amerikan për Europën dhe Euroazinë, ka dhënë detaje për vizitën e Antony Blinken në Tiranë.
Këtë mbrëmje ajo ka pasur një bisedë online me një grup gazetarësh dhe bëri me dije se Blinken do të takohet me kryeministrin Rama dhe do të ketë konferencë shtypi, teksa në axhendë është edhe presidenti Bajram Begaj. Po ashtu do të ketë vizitë te Piramida e Tiranës.
Kim tha se Blinken do të falenderojë Shqipërinë për pritjen e afganëve. Vetë ish-ambasadorja e shmangu drejtësinë, aty ku priten mesazhet më të forta.
“Ne do të nisemi nesër në një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë Shqipëria ku ne do të fokusemi tek e ardhmja e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe vlen ta përmend se sekretari O’Brien ishte aty të fliste në Bosnje Hercegovinë. Pra për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës. Kjo vizitë vjen teksa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Vjen në një kohë kur ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë si bashkë penë-mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipëerinë. Duam po ashtu t'i falenderojmë edhe për të qenurit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë teksa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një axhendë e ngjeshur.
Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median.
Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi i këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri, vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe piramida u ndërtua si mozeloum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti i Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit, e ktheu në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje