TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 18:28

Artan Fuga sulmon Petro Koçin: Ky zotëria sikur dha dorëheqjen nga Komisioni i Medias?

Shkruar nga Pamfleti

Artan Fuga sulmon Petro Koçin: Ky zotëria sikur dha dorëheqjen

Akademiku Artan Fuga, është shprehur se Petro Koçi vazhdon të jetë në Komisionin e Medias, ndonëse ky i fundit njoftoi se është dorëhequr.

Fuga ka shpërndarë një video të deputetes Ina Zhupa, teksa ajo ka theksuar se në Komision është shkelur ligji dhe Kushtetuta.

“Akoma Petro Koci në atë komision? Po ky zotëria sikur dha dorëheqjen publike para verës? Apo thuaj, fjala është si era, nuk kapet burri nga fjalët? Ne ndryshojmë ligjet qe kemi bërë vetë, jo më dorëheqjen. Habitem si qëndrojnë bashkë!

Kryetarja e Komisionit, zonja Açka, e ka akuzuar si autor puçi institucional lidhur me atë ligjin antikushtetues për Akademinë e Shkencave dhe mbledhjen jashtë rregullores që bëri.

U ankua se as kolegë të tij nuk ia vunë veshin! Tani si duket gjërat kanë ndryshuar.

Uuuuaaaaau puçist! Kisha qe nga koha e gjeneralëve pa spaleta të 75 që nuk e kisha dëgjuar këtë apelim kaq të rëndë!

Dhe deputetja Ina Zhupa qe ja numëron edhe njëherë ndershmërisht dhe mençurisht antikushtetueshmërinë ulëritëse”, shkruan Fuga në Facebook.

 

fuga petro koci doreheqje komisioni i mediave

Lini një Përgjigje