
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka kujtuar sot vrasjen e Azem Hajdarit. 25 vite më parë ai u pushkatua pranë selisë së PD-së së asaj kohe, ndërsa autorët e vërtetë ende nuk kanë dalë para drejtësisë.
Murrizi shkruan se ai ishte në luftë si brenda PD ashtu dhe jashtë saj. Ndërkohë ai shton se Hajdari nuk mori kurrë post në qeveri sepse kishte shumë të tjerë që lëpiheshin për karrige.
Postimi i Myslim Murrizit
Sot 25 vite nga “pushkatimi” i Azem Hajdarit
Njeriut që nga data 8 dhjetor 1990 do të shëtiste në çdo mendje shqiptari dhe në çdo shesh Qyteti si një njeri qe po sillte ndryshimin.
Shqiptaret qe mezi e prisnin ate ndryshim prej 45 vitesh, e shihnin si HEROIN e Tyre, si nje drite shprese per nje demokraci qe nuk erdhi kurre edhe sot 33 vjet pas atij 8 dhjetori.
Qytetaret Shqiptare qe enderronin per nje Shqiperi te lire, demokratik dhe si gjithe Europa, mezi prisnin te shtrengonin duart me Azem Hajdarin dhe mernin prej Tij kurajon dhe besimin se Shqiperia do te ishte ndryshe.
Disa te tjere, qe shume te pakte ne numer, por sherbetore te pushtetit te ndyre komunist, e urrenin dhe nuk lane gje pa shpifur per te derisa ne 12 shtator 1998 e “pushkatuan” perpara selise se PD.
Azem Hajdari jetoi vrullshem dhe iku shpejt nga kjo bote, sikur donte te thonte qe ky Vend e ka mallkim nga Zoti qe te vuaj e te mbaje mbi shpine çdo lloj pisi qe vjen ne pushtet me mashtrime.
Azem Hajdari ne 8 vite postkomunizem u desh te ishte pothuajse gjith kohen ne beteje si brenda PD ashtu dhe jashtë saj, në “ lufte” me çdo hipokrit dhe servil qe lepihej per nje karrige te qelbur.
Ndaj Azem Hajdari kurre nuk mori asnje post ne Qeveri apo funksion te larte Shteteror sepse kerminjte qe dine te ngjiten me lepirje, dhe lepiresit e çdo padrinoje, ishin te nje modeli qe kemi pare prej 33 vitesh rresht
Azem Hajdari ishte makth dhe ankth per çdo kategori te ndyre politikanesh.
Azem Hajdari ishte modeli i Njeriut rrebel qe vleresonte te shtrenjte qenien i LIRE, ndaj stononte me modelin hipokrit qe LIRINE e shihnin me frike edhe ne ëndërr.
Eeeeeeehhhhh sa mbrapsh ka ndryshuar koha kur mendoj se kush jane sot si perfaqesues ne Parlament te PD dhe opozitës.
Emri i Azem Hajdarit nuk do te harrohet kurrë.
Te gjithe do ta kujtojne çdo 8 dhjetor e çdo 12 shtator.
Disa do ta kujtojne me deshire, rrespekt, malle e nostalgji.
Disa do ta kujtojne me frike e makth dhe te tredhur nga historia e Tij.
Prandaj nuk thone kot qe:
EMRI RRON SHUME ME GJATE SESA GUFOMA
NJEREZIT E LIRE, TRIMAT DHE KURAJOZET, VDESIN PER TE MOS U HARRUAR
VEMJET, SKUTHET, SERVILET DHE FRIKACAKET, VDESIN PER TE SHPETUAR
RRESPEKT PER AZEM HAJDARIN
Lini një Përgjigje