
Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.
Arsyeja e dorëheqjes është pasi në sesionin e paralajmëruar parlamentar Komisioni i Medias zhvilloi një mbledhje të fshehtë ku i mundësoi Skënder Gjinushit një tjetër mandat ne krye të Akademisë së Shkencave. Flutura Açka ka kundërshtuar këtë vendim dhe sipas saj kjo është arsyeja qe ka dhënë dorëheqjen.
“Doja të flisja në lidhje me mbledhjen e fundit ku ndodhi një shkelje e hapur të rregullores së Parlamentit të Shqipërisë e cila bie ndesh edhe nga pikëpamja etike dhe morale e këtij komisioni. Askush nuk mund ta shkelë këtë pushtet të dhënë nga shqiptarët. Jam e prekur si njeri por edhe politikisht, si guxojnë njerëz me çfarë do xhaketë në këtë Republikë të bëjnë të tilla gjera klandestine tipike të Punistëve që 50 vite mezi i hoqëm qafe.
Njerëzit vendosin të bëjë shkelje në mes të ditës duke përfshirë edhe administratën më mirë sesa të heqin xhaketën, sepse nëse heq xhaketën heq dhe lëkurën", tha Açka gjatë fjalës së saj.
Lini një Përgjigje