
Vajza e ish-kryeministrit Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
"Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë", tha Malltezi.
Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.
Më 19 tetor, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që Argita Malltezi ka bërë ndaj saj.
Gjatë një konference për shtyp në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. Sipas Argitës, gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.
Pas daljes nga SPAK, Argita Malltezi u shpreh se është thirrur në funksion të çështjes 139, pasi gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar një hetim ndaj saj për kallëzim të rremë. Ajo ka sulmuar gjyqtaren duke thënë se "kjo është një tentativë që duar të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen".
“U thirra në funksion të çështjes 193, mesa duket gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj në një tentativë që duar të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen”, u shpreh Malltezi.
Ajo theksoi se pyetja e saj ndaj SPAK ishte nëse ekziston një video e gjetur rastësisht në banesën e një gazetari të larguar nga Shqipëria, duke shtuar se vetë nuk e disponon.
“Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam”, tha vajza e Sali Berishës.
Lini një Përgjigje