TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 19:35

Ulja e çmimit të energjisë për qëllime elektorale? Rama: Nuk e bëra për fushatë, zgjedhjet i kam të fituara!

Shkruar nga Pamfleti

Ulja e çmimit të energjisë për qëllime elektorale?

Teksa qeveria shqiptare “lulëzoi” jetën ekonomike të qytetarëve me uljen 1 lek/kilovat të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama, ka gjetur kohë për t’iu kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale, të cilët nuk janë impresionuar nga “bujaria” e tij dhe që pretendojnë se kjo ulje u bë për qëllime elektorale. 

Në një video të regjistruar në zyrën e tij në Kryeministri, Rama u shpreh se ky është rasti i vetëm në Europë që çmimi ulet pas nisjes së luftës në Ukrainë. Sipas tij, kurrë nuk ka bërë lëvizje të tilla më parë për zgjedhje, dhe nuk ka pse e bë tani që e ka të sigurt fitoren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

E parë e punës ne nuk e kemi ngritur kurrë çmimin e energjisë elektrike.  Kemi mbajtur një dekadë çmimin fiks 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 lekësh.

E dyta nuk është ulur çmimi i energjisë në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të 29022.

Kjo e  jona është ulja e vetme në Europë për familjarët që nga nisja e luftës.

Kush thotë që kjo është ulje elektorale, duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre që e kam bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit apo një rast që një masë pozitive e kemi hequr pas fitores në zgjedhje. Mos e kërkoni kot sepse nuk ka ndodhur.

Kur nuk e kam bërë kur kisha të tjerë në prehër, do ta bëj tani që do të kemi fitoren e dhjetë radhazi, që do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët?

Llafet i merr era. Për mua ka rëndësi që shqiptarët do të paguajnë më pak ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus si pasojë e kësaj uljeje”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje