TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 17:44

Ulja e çmimit të energjisë, reagon Basha: Mashtrimi i radhës për të siguruar vota në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Ulja e çmimit të energjisë, reagon Basha: Mashtrimi i

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat.

Basha tha se Rama u jep përparësi oligarkëve dhe interesave të ngushta ndërsa shton se ky është një tjetër dështim në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve.

Basha ka renditur një sërë premtimesh të pambajtura, si: punësimi, shëndetësia falas, ulja e çmimit të energjisë dhe garantimi i rendit e sigurisë.

Sipas tij, këto premtime janë kthyer në zhgënjime për shqiptarët, ndërsa e cilëson uljen e çmimit të energjisë si “një mashtrim të radhës për të siguruar vota në zgjedhjet e 11 majit”.

“Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës. Shqipëria meriton më shumë”, thekson Basha.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve gjithçka do të kthehet si më parë, duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Para çdo palë zgjedhjesh, Edi Rama u premton qytetarëve parajsën, por pas zgjedhjeve ka ndodhur e kundërta:

-Premtoi punësim, por përzuri shqiptarët drejt emigrimit;

-Premtoi shëndetësi falas, ndërsa sot 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi i qytetarëve;

-Premtoi legalizime, por u vendosi tritolin;

-Premtoi ulje të çmimit të energjisë, por e rriti atë, burgosi dhe shtyu drejtë vetëvrasjes qytetarët që nuk kishin mundësi të paguanin;

-Premtoi rend dhe siguri, por ua dorëzoi qeverisjen kriminelëve, kanabizoi vendin dhe e shndërroi në lavatriçe të pastrimit të parave.

Edhe sot, premtimi i tij për energjinë, ashtu si 12 vite më parë, është thjeshtë mashtrimi i radhës për të marrë votën me 11 maj.

Pas zgjedhjeve, gjithçka do të kthehet si më parë: favore për miqtë dhe oligarkët, ndërsa për qytetarët vetëm ndëshkime. Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje