TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2025, 16:13

Ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë, Berisha: Tallje e Ramës me shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë, Berisha: Tallje e

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit për të ulur çmimin e energjisë me 1 lekë për kilovat për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat.

Berisha tha se kjo është hipokrizi dhe pabarazi ekstreme ndaj shqiptarëve. Ai tha gjithashtu se ulja e çmimit në 85 lek nga 95 lek njëlloj si për atë që merr 100-milion lekë në vit me atë që merr 3-4 milionë në vit është pabarazi.

Berisha shprehet se ky vendim është një mashtrim i plotë nga Rama, ndërsa shton se kjo lëvizje e kryeministrit favorizon vetëm shtresën e pasur.

“Memoria e Edi Ramës është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje do të thotë, të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten aty ku janë. Sepse të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 MËh siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lek nga 95 lek njëlloj si për atë që merr 100-milion lek në vit me atë që merr 3-4 milionë në vit është hipokrizi dhe pabarazi ekstreme. Partia Demokratike qëndron e palëkundur në uljen në përpjestim të plotë me rrogat për të gjithë qytetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Ulja e padiskutueshme për bizneset në tërësi, biznesit të vogël në veçanti”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje