
Kreu i opozitë, Sali Berisha ka folur mbi akuzat e tij politike ndaj eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste dhe mazhorancës qeverisëse.
Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, Berisha foli sa i takon përgjimit të deputetit, Pandeli Majko nga SHISH. Sipas, Berishës ky informacion i ka ardhur nga burime të sigurta dhe se përgjimi është dorëzuar në SPAK.
“Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse.
Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelët është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda.
Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.
I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës.
Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë”, shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje