Pandeli Majko ka sfiduar Sali Berishën në lidhje me pretendimin se SHISH ka fshehur regjistrime ku shfaqej deputeti i PS duke bashkëpunuar me eksponentë të krimit me qëllim shitblerjen e votave në Kukës.
Majko tha se i është drejtuar Kuvendit për të marrë informacione nga SHISH mbi vërtetësinë e këtyre aludimeve.
Për këtë deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, duke komentuar këtë akuzë të Sali Berishës, tha se ai nuk duhet të merret seriozisht. Sipas tij, Berisha është një fatkeqësi për Partinë Demokratike dhe opozitën.
“Berisha është politikan gërrnjak. Njeri që do vetëm të grindet, politikani më intrigant që ka pasur ndonjëherë skena politike, duke filluar që nga koha e monizmit deri në demokraci. Dua të bëj dy supozime, imagjino sikur të gjithë 80 vjeçarët të ishin si Berisha, do të kishte filluar një luftë civile mes pleqve. Në këtë moshë njeriu duhet të jetë simbol i urtësisë, i njeriut që këshillon. Berisha është fatkeqësi për vendin, për të djathtën dhe të gjithë opozitën. Një supozim tjetër, imagjino sikur trollet e historisë të kishin vënë në vend të Ramiz Alisë Berishën, gjakderdhja do të ishte e përmasave botërore. Mos prisni diçka tjetër. Ai duke qenë vetë në një situatë që nuk e zë gjumi se është nën akuzë. Duke qenë vetë nën akuzë duhet ngrenë një lloj stuhie ku perceptimi publik të jetë se të gjithë këtu të gjithë njëlloj janë. Mua nuk më duket gjë për ta marrë seriozisht por një staturë si e Pandit nuk i duron dot këtë gjëra.“, u shpreh Koçi.
Lini një Përgjigje