TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 08:10

Apeli rrëzoi Berishën, Demaliaj: Partia Demokratike e ka humbur me kohë vulën!

Shkruar nga Pamfleti

Apeli rrëzoi Berishën, Demaliaj: Partia Demokratike e ka humbur me

Analisti Ilir Demaliaj tha se për PD nuk ka rëndësi ku shkon vula, por Partia Demokratike ka "vdekur" dhe vula i ka humbur me kohë pasi ka humbur filozofinë e saj si parti.

"Unë mendoj se ajo parti i takon Berishës dhe nuk ka rëndësi se kush e ka vulën. Por, Partisë Demokratike i ka humbur vula me kohë, pasi kjo parti asnjëherë nuk ka pasur një filozofi apo një doktrinë të djathtë.

Partia Demokratike si parti ka fituar vetëm një palë zgjedhje, ato të vitit ‘92. Por kjo parti sot është pasojë e gjithë rrjedhës së saj me një autoritarist si Berisha. Duhet ngritur debati se çfarë duhet bërë dhe nuk ka më rëndësi se ku ka shkuar vula. Largimi i atyre deputetëve që u larguan duke u kthyer kundër Berishës, ose kundër Bashës. Çfarë mund të themi pastaj për koalicionin me një filogrek. Kjo e ka shndërruar PD në një parti provinciale", u shpreh Demaliaj.

Grupi i Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha nuk do të jetë me në drejtimin e Partisë Demokratike. Pas një seanca maratonë, Gjykata e Apelit të përgjithshëm prishi vendimin e Agron Zhukrit duke kthyer edhe njëherë çështjen për rishqyrtim në shkallë të parë por me një tjetër trup gjykues.

Vendimi u mor në unanimitet të plotë nga treshja gjykuese e Apelit, me relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja , që prishi vendimin e datës 25 mars 2022.

demaliaj partia demokratike

Lini një Përgjigje