TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 07:55

Begaj takohet sot me shefin e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
Begaj takohet sot me shefin e NATO-s

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një takim sot me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Kreu i shtetit do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtare, presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Në përfundim të takimit, në orën 13:00, presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

bajram begaj jens stoltenberg

Lini një Përgjigje