TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2024, 14:00

Amnistia në burgje, Ulsi Manja kërkon votat e opozitës në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia në burgje, Ulsi Manja kërkon votat e opozitës në
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë.

Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme ndaj për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e aministise.

“U përgjigjem të gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i amnistisë. Ministria e drejtësisë ka bërë detyrën, bëmë një draft të amnistisë, në vlerësimin tim si ministër është një amnisti e gjerë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane, dhe qëllimi është rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje, por ka dhe qëllimin se e lehtëson sistemin nga mbipopullimi. Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça tju bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri por qe e pamundur. Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia. Parlamenti fillon të hënën e javës që vjen dhe drafti i ligjit të amnistisë është një nga aktet që presin në tryezën e deputetëve të kuvendit të shqipërisë.”, tha Manja.

Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë ka shtuar se masa janë marrë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmerisë së larte por herë pas here ka patur masa të brendshme dhe për trupën policore.

Te gjitha këto ministri i Drejtësisë i ka bërë nga Korça ku ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës juridike e cila për qytetarët e Korçës do të jetë falas.

I pyetur në rast se do të vijojnë lëvizjet në qeveri, Ulsi Manja është shprehur se kjo çështje i takon vetëm kapitenit të ekipit që sipas tij është Edi Rama, duke shtuar se e ka për privilegj të jetë lojtar i këtij ekipi.

ulsi manja amnistia në burgje

Lini një Përgjigje