TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 22:17

Murrizi: McGonigal ka pranuar se është paguar! Drejtësia jonë të hapë letrat

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi: McGonigal ka pranuar se është paguar! Drejtësia

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka folur për çështjen ‘McGonigal’ dhe fatin e Edi Ramës pas dënimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në ShBA për korrupsion.

Murrizi u shpreh se McGonigal ka pranuar se është paguar nga njerëz pranë kryeministrit Edi Rama dhe se drejtësia jonë duhet të fillojë çështje pasi gjykata amerikane e ka dënuar.

McGonigal ka pranuar se është paguar. Drejtësia jonë nqs nuk e kanë karamelen në fyt dhe nëse amerikanët që përfaqësojnë shtetin amerikanë këtu në ambasadë i kanë duar e lira meqënëse gjykata atje ja liroi duart duke e dënuar, ore nga i gjeti ky sigurimsi Neza 283 mijë dollarë, çfarë biznesi ka ky dhe çfarë e lidhte.

Këta duhet të fillojnë një çëshjte që kush ishte interesi i këtij burrit që erdhi këtu, takoi Safetin, Ramë Biberajn, Vangjushin, ca tregëtarë te restorant ‘Padami’, ka takuar një 4-5 në Vjenë, ka takuar gazetarë, Ramën, Damianin, kaq shumë shok e kishte ky McGonigalin, a ka qënë ushtar me Damianin ky?”, tha ai.

 

murrizi mcgonigal

Lini një Përgjigje