
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka bërë apel për bashkëpunim mes forcave politike.
Gonzato u shpreh se Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE dhe se forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.
Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në X.
Lini një Përgjigje