TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 13:48

25 vite nga Masakra e Reçakut, Ministri Hasani: Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më!

Shkruar nga Pamfleti

25 vite nga Masakra e Reçakut, Ministri Hasani: Mizori të tilla nuk

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrasës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se kjo ngjarje tragjike akoma dhe sot rëndon në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Sipas ministrit, kjo ditë është një motiv për të vazhduar angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi.

25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona.

Kjo ditë është një motiv për të vazhduar angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi. Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më.

15 Janari 1999 nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Hasani

igli hasani masakra e reçakut

Lini një Përgjigje