TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 13:07

Siguria në shkolla, Balla apel nxënësve dhe prindërve: Bashkëpunoni me policinë, njoftoni për çdo paligjshmëri

Shkruar nga Pamfleti

Siguria në shkolla, Balla apel nxënësve dhe prindërve:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me Paketën e Sigurisë në Shkolla.

Balla u ka rikujtuar nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë.

“Policia e Shtetit ndjek çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla

Dua t’i rikujtoj nxënësve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre”, shkruan Balla.

 

taulant balla siguria në shkolla

Lini një Përgjigje