TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 11:49

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre e Shtetit për Administratën

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Adea Pirdeni u propozua nga Rama më 11 janar, ku njoftoi edhe krijimin e ministrisë së re, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Adea Pirdeni, ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë.

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre e Shtetit për Administratën

Sipas kryeministrit Edi Rama, Pirdeni ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zëvendës kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

Ai u shpreh se në këtë fazë të Shqipërisë ku vendi po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike.

adea pirdenin ministre e shtetit

Lini një Përgjigje