TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 10:55

Nga Nano, Ruçi dhe Rama, Balla publikon pamjet e rralla në 32-vjetorin e themelimit të FRESSH

Shkruar nga Pamfleti

Nga Nano, Ruçi dhe Rama, Balla publikon pamjet e rralla në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shkruan se 32 vite më parë mori rrugë krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla thotë se para 32 vitesh me nismën e disa vajzave dhe djemve pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90’ u krijua ajo që e ai e quan “organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri”.

 

“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan ministri Balla.

taulant balla fresh

Lini një Përgjigje