TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2024, 13:56

Sesioni i ri parlamentar, presidenti Begaj mban sot fjalim në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Sesioni i ri parlamentar, presidenti Begaj mban sot fjalim në Kuvend

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të jetë i pranishëm në nisje të sesionit të ri parlamentar. Burime zyrtare pranë Presidencës konfirmuan një lajm të tillë, ku nder të tjera është parashikuar që z. Begaj të mbaj edhe një fjalim.

Por kjo vizitë e Presidentit vjen në një kohë kur opozita ka nisur aksionin për bllokimin e jetës parlamentare, si pasoje e mosngritjes së Komisioneve Hetimore parlamentare dhe mosndryshimin e anëtarëve të Komisionit te Posaçëm te Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi i ka çuar një letër Bajram Begajt për të kthyer në Kuvend ligjin për komisionet hetimore parlamentare, propozuar dhe miratuar me votën e socialistëve.

bajram begaj

Lini një Përgjigje