
Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka ndalur turin e takimeve të tij në Këlcyrë, ku ka prezantuar kandidatin Adriatik Spahiu.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se PD që ai përfaqëson është ndryshe, pasi reflektimin e nisin nga vetja.
Ai theksoi se ky reflektim duhet të nisë nga vetja më parë, dhe më pas të shkojë deri te kundërshtari politik.
Sipas tij aleanca Berisha-Meta ka hije të forta korrupsioni, pavarëshisht se ata sot e quajnë veten një ofertë e re për votuesit.
"Partia Demokratike është partia që në ADN-në e saj është pro amerikane, është pro perëndimore. Nëse nuk e ka këtë vlerësim, ajo nuk është më. Është thjesht dhe vetëm një kopje e keqe e partive të majta, partive sovjetike që janë sot në Shqipëri. E pra, për shkak të kësaj arsyeje, Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve. Në 8 janar një shfaqje e shëmtuar, duhet ta heqim nga mendja ne demokratët, duhet të bëjmë gjithçka për ta fashitur ato skena të shëmtuara. E vazhdoi në 6 mars, shkoi u fut nën sqetullën e Ilir Metës, duke ia bërë të pamundur Partisë Demokratike fitoren ën 6 mars. E vazhdoi në prill, për ta përçarë PD. E vazhdoi në tetorë, me procesin e primareve dhe neve I thamë, po more neve nuk duhemi me njëri-tjetrin, por po ua shtrimë dorën këtyre demokratëve , atyre demokratëve: hajde të dalim me një kandidat. Më të mirin, fituesin. Sepse e keqja më e madhe në këtë vend quhet Edi Rama. Askush nuk duhet të bëjë veprime për t’ia zgjatur ymrin Edi Ramës. Ishte njerëzore, ishte fisnike. 3 mars, pasi na zvarritën 1 vit e ca nëpër gjyqe, e na lodhën e na telikosën, 3 mars kur u sqarua gjithçka, I thash: kandidatëve të Foltores, mos shkoni tek LSI-ja, mo shkoni tek partia e majtë, mos shkoni tek një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni tek shpia juaj, hajdeni tek kjo sigël, sepse keni detyrime tek kjo sigël. Jeni bërë personazhe politike prej Partia Demokratike, ia keni detyrim. Po e gëlltis unë krenarinë, po e lë mënjanë se çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë, por vetëm për të mirën e demokratëve hajde të dalim me një kandidat para së keqes së madhe që quhet Edi Rama. E refuzuan. Jo vetëm e refuzuan, por shkuan u bënë një me Ilir Metën.
Po historia nuk është kaq e gjatë sa për ta harruar. Mbani mend 2013-ën? Në 2013 ikëm nga qeverisja me 1 milionë vota kundër dhe ikëm për shkakun e Ilir Metës. Për shkakun e Ilir Metës, i cili mori votat e demokratëve dhe mandatet e demokratëve dhe i trafikoi i çoi tek Edi Rama. I dha mundësinë Edi Ramës të instalohej si regjim dhe të drejtonte siç ka bërë deri më tani. Mbani mend lotëtë e demokratëve që vetëm 3 muajt e parë që Edi Rama erdhi në pushtet, filloi t’I shfaroste nga vendet e punës. Kokrrën e lotit çonin demokratët në atë kohë, për padrejtësinë e madhe dhe për shkakun e Ilir Metës, të cilin e morëm në qeverisje në 2009-ën. Në fakt ishte moment 2009-ta, koalicioni që bëmë me LSI, moment që PD mori poshtë. Sepse korrupsioni u rrit, sepse arrogance u rrit, hajnia u rrit, derisa e ritën deri në 2013-ën. Dhe të vijmë sot ne, e t’u ofrohet shqiptarëve si një ofertë e rë aleanca Berisha-Meta. Kjo është e papranueshme, sepse një aleancë e tillë, që ka pas kurrizit të vet hije të forta korrupsioni, hije të forta incoherence politike, hije të forta pazaresh politikë, shtuar dhe dy non grata mbi kurriz. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve që unë do u sjell në qeveri? Me mashtrime? Me gënjeshtra, siç ka bërë që në korrik të vitit të kaluar nëse e mbani mend. Që nga korriku i vitit të kaluar, Sali Berisha u ka thënë demokratëve pas një muaj do e rrëzojë qeverinë e Edi Ramës, do krijohet një qeveri teknike, se ne për 6 muaj do vijmë në pushtet, se revolucioni paqësor do bënte mrekullinë. Ku është revolucioni sot?! Gënje një herë e dy herë, e tre herë, i konsideron shqiptarët qenie pa inteligjencë. E në fakt është pikërisht kjo arsyeja ndoshta më e madhe që sot do të duhet të qëndrojmë për disa qëllime."
Lini një Përgjigje