
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë, do të niset drejt Britanisë, për të finalizuar marrëveshjen për akademinë e futbollit në Durrës.
Ende nuk dihen detaje nga takimet qe do të zhvillojë kryeministri në Angli për këtë marrëveshje, ndërkohë që ai do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.
Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Mësohet se Manchester City, e drejtuar nga Pep Guardiola është skuadra do të hapë një akademi futbolli në Durrës.
Në një dalje publike disa ditë më parë, Rama tha se përveç akademisë – që do të jetë rajonale, klubi i famshëm do të ndërtojë edhe një shkollë futbolli.
Lini një Përgjigje