TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 10:07

Analiza për zgjedhjet me Kryesinë, Rama vendos objektivat: Kundërshtarët tanë nuk janë çifti Meta-Berisha

Shkruar nga Pamfleti

 

Analiza për zgjedhjet me Kryesinë, Rama vendos objektivat:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selin rozë. Kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë.

Pas mbledhjes Rama sulmoi kundërshtarët politikë.

“Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim nga një kthesë e madhe e fortë në raportin ekonomik.

Jemi në një moment ku kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada. Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe për të shkuar para.

Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.”, tha ai.

Zgjedhjet vendore, Rama i konsideron si moment vendimtar për bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Në 14 Maj do vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qëndrore dhe qeverive vendore, këto zgjedhje kanë dhe një komponent tjetër që nuk mund ta anashkalojmë dhe askush nuk mund ta fshehë që në 14 Maj njerëzit duhet absolutisht të qëndrojnë në krahun e historisë dhe krahu i duhur nuk është thjesht PS por është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike të Shqipërisë.”, u shpreh  Rama. 

Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.

rama mbledhja me kryesinë

Lini një Përgjigje