Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit Berisha-Meta. Grupimi i Alibeajt, me përfaqësues ligjor Indrit Sefën ka dorëzuar sot në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën për të shfuqizuar vendimin e marrë nga KQZ për regjistrimin si subjekt zgjedhor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në ankesën e depozituar në KAS, thuhet se ky vendim duhet shfuqizuar pasi ende në aktet e depozituara rezulton si pjesë e marrëveshjes apo koalicionit, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.
“Pavarësisht vendimit përfundimtar të Komisionerit, në aktet e depozituara në KQZ vijon të rezultojë si pjesë e kërkesës, pjesë e marrëveshjes dhe për pasojë pjesë e pretenduar e koalicionit, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, fakt i cili në opinionin e gjerë publik krijon paqartësi lidhur me pjesmarrjen e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë në koalicionin Bashkë Fitojmë”, theksohet në shkresë.
Sipas kësaj kërkese, grupimi i Alibeajt pretendon se emërtimi i palës tjetër si Partia Demokratike e Shqipërisë krijon konfuzion dhe është në shkelje të ligjit. Po ashtu, sipas tyre marrëveshjes së koalicionit i mungon përcaktimi i numrit të kandidatëve nga secila parti.
Pra, edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi si pjesë e koalicionit duke mbetur vetëm Partia e Lirisë, PDK dhe PBDNJ, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike.
PD parashtron argumente si përdorimin e emrin dhe suimboleve pa vullnetit e kryetarit të komandar Alibreaj si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për bashkitë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu theksohet se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.
Më 18 mars, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Sali Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).
“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje