TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2023, 09:38

Marrëveshja për emigrantët/ Rama vizitë disa ditore në Britani, të enjten takohet me Sunak

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja për emigrantët/ Rama vizitë disa ditore në

Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britani të Madhe. Gjatë kësaj vizite, Rama do të zhvillojë një takim të enjten për herë të parë zyrtarisht me homologun e tij, kryeministrin Britanik Rishi Sunak.

Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve dhe bashkëpunimi bilateral i dy qeverive. Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme.

Kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.

Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm;  rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.

Pas situatës së emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh.

marrëveshja për emigrantët rama rishi sunak

Lini një Përgjigje