
Avokati Spartak Ngjela, ka komentua takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për zbatimin e paktit franko-gjerman.
Ngjela e sulmoi fort presidentin serb, duke e cilësuar si komedian dhe si person pa personalitet.
“Serbia ka kaluar nga tragjedia Millosheviç në komedinë Vuçiç. Ishte komedi. Njeri pa personalitet. Shqiptarët nuk janë në formën e duhur që të shkatërrojnë këtë komedi. Sa i përket i përket Kurtit, më pëlqeu. Tha do ta pranojmë. Ishte i përparuar në ato që kishte propozuar.
Kanë një president qesharak, kanë ngjallur një neostalinizëm me pushtetin e tij. Shqiptarët duhet të kenë shumë bashkim analizë të qartë politike dhe të marrin edhe territoret e tjera që kanë ngelur jashtë. Ata janë në krizë. Ky është rasti i parë i një presidenti që tregohet si kalama. Shkon të nënshkruajë, dhe ikën”, tha Ngjela në "ABC News".
Lini një Përgjigje