
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione plastike.
Sakaq, ajo është ndalur dhe te operacionet e kryera, duke thënë se fëmija i saj ka bërë ndërhyrje për arsye shëndetësore dhe për këtë ndihet shumë e fyer nga investigimet e SPAK lidhur me shumat e harxhuara për ndërhyrjet.
Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6 vjeç ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo.
Më tej, Kryemadhi u shpreh nëse Rama e ka deklaruar operacionin e djalit të tij Gregorit i cili sipas saj vuante nga kanceri. Ajo ngriti pyetjen pse SPAK nuk heton shpenzimet e atij operacioni, kush dhe sa janë paguar.
"Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.
Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.
Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir Meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë.
Të më fali shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama, a e ka investiguar spak se sa kanë paguar për djalin nga operacionet me kancer? Të më falni shumë.
A e ka hetuar SPAK këtë operacion? Nxjerr SPAK operacionet e fëmijës tim dhe operacionit tim të mitrës. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Deklarata e djeshme ka qëllim politik", tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje