TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 12:20

Masat e sigurisë ndaj saj dhe Metës, Kryemadhi sulmon SPAK: Ka gënjyer në deklaratë, proces politik!

Shkruar nga Pamfleti
Masat e sigurisë ndaj saj dhe Metës, Kryemadhi sulmon SPAK: Ka
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka reaguar publikisht për herë të parë pas arrestimit të Ilir Metës dhe vendosjes ndaj saj të masës “Detyrim paraqitje”.

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj.

Kryemadhi u shpreh se kjo situatë ka filluar prej kohësh, por shtoi se tani ka ardhur “momenti që të sqarohemi”.

“Prej kohësh jemi në këtë situatë, por ndoshta kur vjen ai momenti duhet të fillojmë të sqarohemi. Por më shumë për t’ju orientuar edhe ju gazetarëve për çdo dezinformim që shpërndahet.

Këtë komunikim me media nuk kisha ndërmend ta merrja sot, por pasi mora materialin nga Gjykata e vendimit të masës së sigurisë për mua prej 167 faqesh duhet ta lexoja me vëmendjen.

Nuk mund të them që isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për ta lexuar me detaje sepse do të gënjeja, por duke e parë me atë % të asimilimit që më ndihmonte për të kuptuar se çfarë ndodh”, u shpreh ajo në një konferencë për mediat.

Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe policia kanë dezinformuar teksa e cilësoi procesin ndaj saj, si politik.

Kryemadhi shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore.

“I kam dërguar prokurorit të çështjes, 5 mijë faqe, me ekspertizë financiare, që nga 1995 të familjes sime, mamasë sime. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, unë rreth 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin, nuk kishte përfshrje të argumentave ligjore në kërkesën që prokuroria i kishte bërë gjykatës. Që kur nisi, nisi si proces politik. Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK”, theksoi Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje