TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2023, 19:08

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen 3 vajza; një prej tyre ukrainase

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen 3
foto ilustruese

Një aksident i rënë ka ndodhur sot pasdite në aksin Shkodër – Lezhë, ku 3 vajza kanë mbetura të plagosura. Sipas policisë, ato kanë qenë duke udhëtuar me një mjet “Porsche”, i cili ka dalë nga rruga. Njëra prej tyre është dërguar me helikopter në Tiranë.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

aksident policia

Lini një Përgjigje